

Një 26-vjeçar shqiptar tentoi të arratisej nga një postbllok karabinierësh në Itali, teksa ndodhej duke trafikuar lëndë narkotike kokainë me makinën e tij në Perugia.
Edhe pse çau postbllokun duke mos ndaluar, nuk i shpëtoi dot ndjekjes dhe prangosjes.
Autoritetet thanë se i riu është një personazh i njohur dhe i skeduar për forcat e rendit, për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.
Konkretisht, gjatë një patrullimi territorial, oficerët urdhëruan një automjet të ndalonte, por shoferi, duke refuzuar të bindej, iku me shpejtësi të lartë, duke i detyruar oficerët të ndiqnin për një kohë të shkurtër.
Pas kontrollit, të dyshuarit iu gjetën në posedim katër pako që përmbanin kokainë, me peshë totale 2.5 gramë, dhe një pako me hashash me peshë 0.7 gramë. Përveç kësaj, u gjetën dhe u sekuestruan 140 euro në para të gatshme, të cilat me shumë gjasa besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës, informon media italiane.
I dyshuari, pasi kishte përfunduar formalitetet e kërkuara dhe ishte shpallur i arrestuar, u mbajt në qelitë e paraburgimit të Perugia-s, me urdhër të prokurorit. Gjykata urdhëroi për të masën e detyrimit për paraqitje në vlerësimin e masës së sigurisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






