Transmetuar më 31-01-2026, 17:39

TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare aktori, Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi. Personaliteti i tij ishte një figurë e rëndësishme e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, duke lënë pas gjurmë të vyera artistike. Djali i tij Redon Makashi është këngëtar i mirënjohur i muzikës së lehtë.

Kush ishte Fitim Makashi?

Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963, Makashi nis studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për aktor dhe i mbaroi në 1967. Për një kohë të gjatë punoi si pedagog në ILA dhe në të njëjtën kohë pati një angazhim të herë pas herëshme në Teatrin Popullor. Zyrtarisht ishti viti 1978 kur do të emërohej aktor në këtë Teatër, vendi ku vazhdoi karrierën artistike për rreth 12 vjet.

Fillimet në film i ka që në vitin 1967 me një rol episodik të një marinari në filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filmat e tjerë si “Prita” (1968) “Njësiti gueril” (1969) “Ndërgjegja” (1972) “Rugicat që kërkonin diell” (1975) “Në fillim të verës” (1975) “Ilegalët” (1976) “Nga mesi i errësirës” (1978) “Intendenti” (1980) “Gjurmë në kaltërsi” (1981) “Tre njerëz me guna” (1985) “Shpella e piratëve” (1991) “Vdekja e kalit” (1992).

Gjatë kësaj kohe realizoi një sërë rolesh që lanë gjurmë në skenën e teatrit, nga ku mund të kujtojmë rolin e Pedagogut në “Pas provimit të dytë” , Drejtori i fermës në “Ata që duhen”, roli i Benit tek “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu tek “Dritat e skenës”, Telhai tek “Besa”, Filipoviç` tek shfaqja “Inspektori” që mbahet edhe si roli i fundit i tij në Teatër

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit