Transmetuar më 31-01-2026, 14:15

Bulqizë/ Gjendet pa shenja jete një rojë private në zonë minerare, rrëshqiti nga lartësia

Një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një zonë minerare në Bulqizë. Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur sot paradreke, ku është konstatuar i pajetë shtetasi Bashkim Keta, i cili punonte si rojë private pranë një subjekti minerar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 58-vjeçari mund të ketë rrëshqitur nga një lartësi, duke humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit