Transmetuar më 31-01-2026, 12:07

PRISHTINË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar më 31 janar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave në të gjithë vendin.

Anëtarët e KQZ-së kanë miratuar listat e kandidatëve të zgjedhur për të gjitha subjektet politike, përveç Listës Serbe, përbërja e së cilës nuk është miratuar në këtë fazë. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, deklaroi se subjektet politike kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas rezultateve zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me 51.10 për qind të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.19 për qind të votave ose 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24 për qind ose 15 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave, që përkthehen në 6 ulëse.

Nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb, nëntë janë fituar nga Lista Serbe, ndërsa një mandat i takon Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Dhjetë ulëse të tjera janë të rezervuara për komunitetet joserbe, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duke e çuar numrin total të deputetëve në 120.

Deputetët e zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Alban Bajrami, Mefail Bajqinovci, Nezir Kraki, Armend Muja, Adriana Matoshi, Rufki Suma, Jeta Statovci, Ardian Gola, Haxhi Avdyli, Blerim Gashi, Adelina Grainca, Albena Reshitaj, Fatos Geci, Agim Bahtiri, Fitore Pacolli-Dalipi, Artane Rizvanolli-Berisha, Taulant Kelmendi, Dimal Basha, Labinotë Demi-Murtezi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Arbër Rexhaj, Arjeta Fejzaj, Hysen Durmishi, Artan Abrashi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Valon Ramadani, Jeton Raka, Drita Pajaziti, Fatmire Kollqaku, Rozeta Hajdari, Arsim Ademi, Salih Zyba, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Ilir Kërçeli, Sylejmani Meholli, Vigan Qorolli, Naim Bardiqi dhe Valon Hoti.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama, Nait Hasani, Eman Rrahmani, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Artan Behrami, Kujtim Gashi, Xhavit Haliti, Besa Kabashi-Ramaj, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Arbnore Salihu, Blerta Deliu-Kodra dhe Ariana Musliu-Shoshi.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Adelina Thaçi-Meta, Fadil Hadërgjonaj dhe Ermal Sadiku.

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Albana Bytyçi dhe Time Kadrijaj.

Deputetët e Listës Serbe janë: Sllavko Simiq, Igor Simiq, Liljana Stefanoviç, Millan Kostiç, Nemanja Bishevac, Zllatan Ellek, Milljana Nikolliç, Serxhan Popoviç dhe Verica Çernaniç.

Deputeti nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë është: Nenad Rashiç.

Deputetët nga komunitetet tjera joserbe janë: Ergyl Mazrek, Fatma Taçi, Rasim Demiri, Emilja Rexhepi, Elbert Krasniqi, Duda Balje, Veton Berisha, Artan Asllani, Adem Hoxha dhe Erxhan Galushi.

KQZ i ka publikuar rezultatet pas përfundimit të rinumërimit të votave, proces i cili u zhvillua pas dyshimeve për manipulim të votave preferenciale. Gjatë këtij procesi, votat për disa kandidatë kanë pësuar ndryshime të ndjeshme, në disa raste deri në mijëra vota, ndërsa rezultati për subjektet politike nuk është prekur.

Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë intervistuar qindra persona dhe kanë ndaluar dhjetëra të tjerë, ndërsa hetimet mbi parregullsitë zgjedhore vijojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit