

Drejtuesi i lartë evropian: Isha në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme
Ndër 3 milionë e gjysmë dokumente që nxori Departamenti i Drejtësisë në SHBA figurojnë edhe gjëra që lidhen me Shqipërinë.
Më 25 maj 2012, Thorbjorn Jagland, ish kryeministër i Norvegjisë, në kohën kur mbante postin e ish Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës i ka dërguar një letër me postë elektronike të shumëpërfolurit Jeffrey Epstein.
Letra ishte përgjigje me email e mesazhit që disa orë më parë i kishte dërguar Jeffrey Epstein.
“Përshëndetje Jeffrey! Jo nuk e kam telefonuar ende. Isha në Tiranë, në Shqipëri. Vajza të jashtëzakonshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë e më pas në Izrael. Kthehem të enjten!”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






