Transmetuar më 30-01-2026, 22:53

Franca ka vendosjr të sanksionojë me ligj fundin e të ashtuquajturave “të drejta bashkëshortore” – nocionin që martesa nënkupton një detyrim për të kryer marrëdhënie seksuale.

Projektligji i miratuar në Asamblenë Kombëtare shton një klauzolë në kodin civil të vendit për ta bërë të qartë se “bashkësia e jetesës” nuk krijon një “detyrim për marrëdhënie seksuale”.

Ligji i propozuar gjithashtu e bën të pamundur përdorimin e mungesës së marrëdhënieve seksuale si argument në divorcin e bazuar në faj. Aktualisht, kodi civil francez i përcakton detyrat e martesës si “respekt, besnikëri, mbështetje dhe ndihmë” dhe thotë se çiftet i përkushtohen një “bashkësie jetese”.

Askund në tekste nuk përmenden të drejtat “bashkëshortore” – pra seksuale. Origjina e këtij nocioni qëndron në ligjin mesjetar të kishës. Megjithatë, gjyqtarët në paditë moderne të divorcit, herë pas here, i kanë dhënë një interpretim të gjerë konceptit të “bashkësisë së jetesës” duke përfshirë edhe marrëdhëniet seksuale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit