Transmetuar më 30-01-2026, 18:48

Vëllai i Madh u dha banorëve mundësinë që të bënin një diskutim rreth një teme të debatueshme, marrëdhënia në çift. E gjithë kjo nisi nga një deklaratë që bëri Brikena, ku është shprehur se do e duronte një shpullë që të shpëtonte martesën.

E teksa banorët po jepnin mendimet e tyre, Selin vendosi që të ndante vetëm me Gimbon një histori mjaft personale të jetës së saj, që nuk e di njeri.

Banorja u shpreh se babai i saj kishte bërë një gabim dhe si pasojë prindërit e saj kishin nisur procesin e divoricit. Ajo shton më pas se ka arritur që të shpëtojë martesën e tyre.

Pjesë nga biseda:

Selin: Unë kam patur një histori…

Gimbo: Ti?

Selin: Që nuk e di njeri

Gimbo: Ok

Selin: Që në një moment të jetës sonë, babi ka bërë një gabim dhe kanë qenë në proces divorci. Por unë…

Gimbo: I ke pajtuar?

Selin: Pa dashje

Gimbo: Pa dashje?

Selin: Jo pa dashje, por…

Gimbo: Je pishman?

Selin: Jo, nuk jam pishman për mënyrën që gjendej situata, por njëkohësisht nuk e di nëse mami im se si e ka përjetuar. E di se kam qenë me të gjithë kohës, por nuk e di nëse do doja ta kishte përjetuar ndryshe. Nëse thellë-thellë vërtetë e ka falur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit