Transmetuar më 30-01-2026, 17:58

ITALI – Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në Itali i ka marrë jetën dy të rinjve shqiptarë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Viktimat janë identifikuar si Blendi Syla, 20 vjeç, dhe Robert Daçi.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë është përplasur me një kamion. Përplasja ka qenë fatale për dy pasagjerët shqiptarë, të cilët janë nxjerrë pa shenja jete nga mjeti. Ndërkohë, në kamion ndodheshin një burrë dhe një grua, të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen tragjike.

Pas ngjarjes, familjarë dhe të afërm të viktimave kanë shprehur dhimbjen e tyre përmes rrjeteve sociale. Një reagim publik ka ardhur nga familjarë të Blendi Sylës, të cilët kanë njoftuar se ceremonia mortore ende nuk është planifikuar, pasi pritet kthimi i trupit në Shqipëri.

Familja ka falënderuar miqtë dhe të njohurit për ngushëllimet dhe mbështetjen, duke theksuar se informacionet për varrimin do të bëhen publike në vijim.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, duke rikthyer vëmendjen te aksidentet rrugore dhe pasojat tragjike që ato vazhdojnë të sjellin.

Blendi Syla

RobertDaçi

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit