

Një varkë, e cila përdorej gjatë sezonit turistik për shëtitje me pushuesit, është mbytur gjatë natës në zonën e Ksamilit.
Bëhet me dije se mjeti lundrues ka qenë i ankoruar në breg të detit.
Mëngjesin e sotëm, pronari e ka konstatuar varkën të mbytur dhe, me ndihmën e një vinçi, ajo është nxjerrë nga uji.
Pas nxjerrjes, është vënë re se varkës i ishin hequr qëllimisht tapat, ç’ka ngre dyshime për një akt të qëllimshëm.
Pronari dyshon se ngjarja mund të jetë e lidhur me konkurrencën në sektorin e shërbimeve turistike, ndërsa pritet që autoritetet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e plota të këtij rasti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






