Transmetuar më 30-01-2026, 15:00

Një 65-vjeçar i identifikuar si Kostandin Nishku alias Baki Duzha, është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi akuzohet për vrasjen e një të mituri në Gramsh.

Sipas raportimeve, Nishku, është arrestuar me qëllim ekstradimi, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi më 19 mars te vitit 1997 ka vrarë me armë zjarri një djalë 9 vjeçar në Gramsh.

Sipas raportimeve, Nishku ka shkuar në shtëpinë e të miturit qe të kërkonte vëllain e të tij dhe e ka kërcënuar të miturin se do ta vriste në rast se nuk tregonte.

Kur 9-vjecari nuk ka treguar ai e ka qëlluar për vdekje. Me 10 shtator te vitit 1998 është dënuar në burgim të përjetshëm.

Ai akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të cilësive të veçanta”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit