Transmetuar më 30-01-2026, 14:14

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se shiste në dyqanin e tij veshje dhe aksesorë, të dyshuara si të falsifikuara. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H. R.

NJOFTIMI I POLICISE Zbulohet një tjetër subjekt, ku shiteshin produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje. Arrestohet pronari i dyqanit në rrugën “Sulejman Delvina”.

Sekuestrohen mallrat. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina”.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit u arrestua pronari i dyqanit, shtetasi H. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në këtë subjekt, gjatë kontrolleve, u gjetën mallra të ndryshme (veshje, çanta, syze dhe ora) me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false. 29-vjeçari nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave. Gjithashtu, dyshohet se nuk lëshonte kuponë për shitjen e tyre, me qëllim shmangen e detyrimeve tatimore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit