Transmetuar më 30-01-2026, 13:52

Një 41-vjeçare është arrestuar sot nga policia e Fierit, pasi akuzohet se ushtronte prostitucion në zona të ndryshme të qytetit. Pas hekurave ra shtetasja me inicialet A. Xh., banuese në Patos.

“Finalizohet operacioni i koduar “Destinacioni”. Arrestohet në flagrancë 1 shtetase që ushtronte prostitucion. Procedohen penalisht 3 shtetas që kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Sekuestrohen 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetase që ushtronte prostitucion, kanë organizuar operacionin e koduar “Destinacioni”, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasja:

-A. Xh., 41 vjeçe, banuese në Patos. Kjo shtetase dyshohet se ushtronte prostitucion në ambiente të ndryshme në qytetin e Fierit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: E. Sh., 41 vjeç, T. Ç., 39 vjeç dhe M. B., 34 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”, pasi kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit