

Fier | Finalizohet operacioni “Destinacioni”, arrestohet një grua për prostitucion
Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Destinacioni”, në kuadër të luftës kundër veprimtarive kriminale në fushën e prostitucionit.
Si rezultat i operacionit, specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasen A. Xh., 41 vjeçe, banuese në Patos, e cila dyshohet se ushtronte prostitucion në ambiente të ndryshme në qytetin e Fierit.
Gjithashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi penal ndaj tre shtetasve: E. Sh., 41 vjeç, T. Ç., 39 vjeç dhe M. B., 34 vjeç, të dyshuar se kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan dy aparate celularë, të cilët do t’i shërbejnë hetimit.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






