Transmetuar më 30-01-2026, 12:56

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës play-off të Ligës së Kampionëve, ku marrin pjesë 16 skuadra që synojnë kualifikimin në fazën pasuese të turneut.

Një nga përballjet më interesante të kësaj faze do të jetë ajo mes Benfikës dhe Real Madridit. Dy skuadrat vijnë në këtë duel vetëm pak ditë pas përballjes së tyre të fundit, ku ekipi portugez arriti një fitore 4-2, në një ndeshje që u komentua gjerësisht.

Nga ana tjetër, Interi do të përballet me skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt, ndërsa Juventusi do të luajë ndaj Gallatasarayt. PSG do të ketë një duel francez ndaj Monakos, ndërsa Atalanta e Berat Gjimshitit do të përballet me Borussia Dortmundin.

Ndeshjet e fazës play-off do të zhvillohen më 17–18 shkurt dhe 24–25 shkurt.

Çiftet e fazës play-off

Borussia Dortmund vs Atalanta

Olimpiakos vs Bayer Leverkusen

Galatasaray vs Juventus

Club Brugge vs Atletico Madrid

Monaco vs PSG

Qarabag vs Newcastle

Benfica vs Real Madrid

Bodo/Glimt vs Inter

Përballjet e mundshme në fazën pasuese

Borussia Dortmund ose Olimpiakos kundër Atalanta ose Bayer Leverkusen (fituesit do të përballen me Arsenalin ose Bayern Munich)

Bodo/Glimt ose Benfica kundër Real Madrid ose Inter (fituesit do të përballen me Sportingun ose Manchester City)

Monaco ose Qarabag kundër PSG ose Newcastle (fituesit do të përballen me Barcelonën ose Chelsean)

Club Brugge ose Galatasaray kundër Juventus ose Atletico Madrid (fituesit do të përballen me Liverpoolin ose Tottenhamin)

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit