

Makina përplas një këmbësore në Kukës, 49-vjeçarja dërgohet në spital
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Shishtavec–Kukës”.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 06:15, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, e cila po lëvizte si këmbësore.
Si pasojë e përplasjes, 49-vjeçarja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime zyrtare bëjnë me dije se ajo po merr trajtimin e nevojshëm shëndetësor.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






