

🌦️Për ditën e premte vendi ynë pritet të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht me alternime vranësirash, megjithatë nuk do të mungojnë intervale me kthjellime.
Reshjet e shiut parashikohen në mënyrë të herëpashershme prezente që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht në qendër e perëndim reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme.
Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.
💨 Era do të fryjë me drejtim juglindja – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s.
🌊 Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






