Transmetuar më 29-01-2026, 20:35

Mateo dhe Brikena patën sot një bisedë të qetë me njëri-tjetrin. Teksa të dy ndodheshin jashtë, banori iu drejtua Brikenës duke e pyetur për mendimin e saj rreth banorëve të tjerë.

Fillimisht, pasi e pyeti se çfarë mendimi kishte për Baby G, Mateo e pyeti edhe se kush mendon se është banori më negativ brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Brikena në fillim u shpreh se nuk dëshironte të fliste, por më pas shtoi: “Ti je negativ”.

Kur Mateo e pyeti për arsyen, Brikena tha se në fakt nuk mendon se ai është negativ dhe se nuk beson që ka njerëz negativë brenda shtëpisë, por se secili zgjedh mënyrën e vet për të luajtur lojën. Mateo iu përgjigj duke theksuar se ai është plotësisht vetvetja dhe se që në hyrje ka deklaruar se do të japë më të mirën e tij.

Brikena: Shumë e mirë, me të thënë të drejtën kam një vibe të mirë. Nuk kam ndonjë përshtypje të keqe.

Mateo: Pozitive. Kush është negativ këtu brenda?

Brikena: Nuk dua të flas. Ti je negativ.

Brikena: Nuk mendoj që je negativ. Nuk mendoj se ka njerëz negativë, por secili zgjedh si ta luajë lojën në mënyrën e vet.

Mateo: Si po luaj unë sipas teje?

Brikena: Këtë duhet ta dish ti, jo unë.

Mateo: Unë jam 100% vetvetja, madje jo 100%, por 200%. Kush më njeh e di që kështu jam edhe jashtë. Po të doja të luaja lojë, do dija të bëja intriga, të mashtroja, të fusja njerëz në sherr, të bëhesha që ditën e parë i dashuruari i shekullit apo i lënduari sepse më refuzove, por nuk e bëra kurrë. Edhe kur më kanë pyetur se çfarë do bëj në Big Brother, kam thënë se dua të jem versioni më i mirë i vetes sime, brenda kornizave të mia. Si të më gjykojnë pastaj, nuk më bën përshtypje fare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit