

Sarandë: Konflikt i dhunshëm për motive të dobëta, dy të arrestuar dhe një në kërkim
Një konflikt i dhunshëm i ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Baba Rexhep”, në Sarandë, ka përfunduar me dy persona të arrestuar dhe një tjetër të shpallur në kërkim nga Policia.
Sipas njoftimit zyrtar, pas marrjes së informacionit për një sherr mes disa shtetasve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë ndërhynë menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe autorësinë e rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u arrestuan shtetasit M. H., 24 vjeç dhe Xh. S., 27 vjeç, ndërsa u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Gj.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasit A. Gj., M. H. dhe Xh. S. kanë shkuar në banesën e shtetasit B. Q., ku për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës shtetasit E. Q., B. Q. dhe A. Q. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar dy persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon punën për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






