Transmetuar më 29-01-2026, 14:39

Djali 35 vjeçar Onard M., i cili u plagos tre ditë më parë pasi ndërhyri për të shuar një konflikt familjar në Durrës, është transferuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

35-vjeçarit, nga plagosja me thikë, i është dëmtuar trakeja dhe për pasojë kishte hyrje ajri në mushkëri.

Sipas familjarëve, Memlika ndodhet aktualisht në reanimacion, ndërsa mjekët po ndjekin nga afër gjendjen e tij, e cila është përkeqësuar me kalimin e ditëve.

Ngjarja ndodhi gjatë një përleshjeje mes 56-vjeçarit Mikel Ndoj dhe vajzës së tij 24-vjeçare, Xh. Ndoj, e cila mbeti gjithashtu e plagosur.

Onardi, i gjendur rastësisht aty, ndërhyri për të ndalur sherrin, por përfundoi i lënduar rëndë.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësit, të publikuar të hënën, bëhej me dije se të dy të plagosurit ndodheshin në spitalin rajonal dhe ishin jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, me kalimin e ditëve, gjendja e 35-vjeçarit është rënduar, duke bërë të domosdoshëm transferimin e tij në një strukturë spitalore të specializuar.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit