

Endrit Karaj, vëllai i Jurgen Karajt, trupi i të cilit vijon të jetë i zhdukur prej 20 ditësh pas aksidentit, ka bërë një apel publik për ndihmë, duke thënë se kërkimet vazhdojnë, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë.
Ai tregoi se vëllai i tij kishte dalë me shokët dhe u aksidentua me njërin prej tyre, ndërsa që nga ai moment nuk dihet se ku ka përfunduar trupi.
“Këto kanë qenë ditë shumë të vështira, tepër të vështira. U bënë plot 20 ditë që kërkojmë: unë, policia dhe njerëzit e mi të afërt, por ende asgjë.
Natën e ngjarjes ai ka qenë me shokët dhe ka ndodhur aksidenti. Unë nuk kam qenë në Shqipëri dhe nuk e di saktësisht si ka ndodhur.
Deri tani po na ndihmojnë ushtria, bashkia, FNSH-ja e Shkodrës dhe banorët e zonës, pa përjashtim. Dua vetëm ta gjej, që të di ku ta qaj, të di se ku prehet që t’i çoj një lule. E kemi kërkuar kudo, por nuk ka asnjë shenjë deri më tani”, – u shpreh ai.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 9 janarit 2026 kur një automjet u aksidentua në një përrua në fshatin Darsë të Klosit.
I riu po udhëtonte si pasagjer në makinë, e cila drejtohej nga Andi Losha. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes pa njoftuar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






