

Nëna e 12-vjeçares që, sipas hetimeve, dyshohet se është abuzuar seksualisht për një periudhë dyvjeçare, ka reaguar publikisht duke hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj partnerit të saj, Kelmend Krusa.
Ajo deklaroi se nuk pranon pretendimet se partneri i saj ka ushtruar ngacmime apo abuzim seksual ndaj vajzës, duke i cilësuar akuzat si të pavërteta. Sipas saj, ajo nuk ka bërë asnjë denoncim ndaj Krusës dhe nuk ka pasur asnjëherë dyshime për një sjellje të tillë.
“Unë jetoja me Kelmendin dhe nuk kemi pasur probleme. Policia ka ardhur, ka kontrolluar banesën dhe më pas na ka shoqëruar. Nuk kam bërë denoncim, sepse ai nuk i ka bërë asgjë vajzës. Janë të gjitha gënjeshtra. Denoncimi është bërë nga vajza për ngacmim seksual, jo për përdhunim”, u shpreh ajo.
Ngjarja u bë publike më 26 janar, pasi Kelmend Krusa dhe Klodian Krusa u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e Artur Lleshit, babait të vajzës së mitur. Rasti shkaktoi reagime të forta në opinionin publik, veçanërisht pas publikimit të dyshimeve për abuzimin seksual ndaj 12-vjeçares.
Ndërkohë, Lulëzim Lleshi, vëllai i viktimës Artur Lleshi, ka deklaruar më herët se vëllezërit binjakë Krusa kishin krijuar marrëdhënie me gratë e tij dhe të vëllait. Pas bërjes publike të dyshimeve për abuzimin e mbesës së tij, ai ka bërë deklarata të tjera tronditëse, duke pretenduar se ngjarje të ngjashme kishin ndodhur edhe me vajzat e tij gjatë verës së kaluar.
Sipas tij, pas ngacmimeve të dyshuara, vajzat janë larguar nga Gjirokastra dhe janë rikthyer pranë babait të tyre. Hetimet për të gjitha këto pretendime vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një qëndrim përfundimtar mbi akuzat.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






