Transmetuar më 29-01-2026, 10:27

Një rast i mosdeklarimit të parave në kufi është goditur nga Policia Kufitare në PKK Port Sarandë. Një shtetas grek është proceduar penalisht pasi u kap duke tentuar të dilte nga Shqipëria me një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, autoritetet konstatuan se shtetasi grek Grigorios Vlachopoulos, 70 vjeç, banues në Greqi, kishte në çantë 45 000 euro, të cilat po tentonte t’i nxirrte jashtë territorit shqiptar pa i deklaruar në kufi.

Në vijim të veprimeve procedurale, shuma e parave u sekuestrua, ndërsa materialet u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit grek për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Dosja i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit