

Ministria e Mbrojtjes ka miratuar shpërndarjen e mbi 345 milionë lekëve dëmshpërblim për 15 bashki të vendit që u prekën nga zjarret gjatë sezonit veror. Fondet janë ndarë në bazë të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara në territorin e secilës bashki.
Sipas ndarjes zyrtare, përfitimet sipas bashkive janë si më poshtë:
Krujë – 146 milionë lekë
Gramsh – 86.6 milionë lekë
Finiq – 40 milionë lekë
Delvinë – 36 milionë lekë
Dibër – 10.5 milionë lekë
Dropull – 7.7 milionë lekë
Malësi e Madhe – 6.6 milionë lekë
Peqin – 4 milionë lekë
Kamëz – 2 milionë lekë
Rrogozhinë – 1.8 milionë lekë
Maliq – 1.2 milionë lekë
Has – 0.7 milionë lekë
Kukës – 0.6 milionë lekë
Tepelenë – 0.3 milionë lekë
Librazhd – 0.2 milionë lekë
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se fondet do të përdoren për rehabilitimin e zonave të prekura nga zjarret dhe për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë dhe prona, ndërsa procesi i mbështetjes financiare do të monitorohet nga institucionet përkatëse.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






