Transmetuar më 29-01-2026, 08:33

Policia e Durrësit ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, pas një hetimi dyjavor të ndjekur me metoda proaktive, për goditjen e aktivitetit të prostitucionit.

Sipas njoftimit zyrtar, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, ka zbuluar një apartament të marrë me qira në zonën e Vollgës, në lagjen nr. 1 të Durrësit, i cili ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Si rezultat i operacionit, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetase braziliane, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Po ashtu, për veprën penale “Prostitucioni” janë proceduar edhe dy shtetas shqiptarë, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në ambientet e apartamentit, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme, konkretisht 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë. Gjithashtu janë sekuestruar dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.

Nga veprimet hetimore rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira dhe përshtatur enkas për ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Çfarë thotë policia Durrës

Finalizohet faza e 14-të e operacionit policor të koduar “Storm”.

Operacioni pas hetimeve dyjavore me metoda proaktive.

Kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit; procedohen penalisht dy shtetase braziliane.

Procedohen për prostitucion edhe dy shtetas shqiptare.

Sekuestrohen shuma parash, pasaportat e dy shtetaseve, blloqe shënimesh dhe 8 celularë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizoi fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 2-javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Si rezultat i këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe dy shtetas E. D. dhe S. A., banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.

Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit