

Horoskopi i Brankos për ditën e sotme, e enjte 29 janar 2026, sjell parashikime të detajuara për të gjitha shenjat e zodiakut, duke u ndalur te dashuria, puna dhe mirëqenia personale.
Yjet sinjalizojnë momente të favorshme për disa shenja, ndërsa për të tjerat kërkohet më shumë kujdes në vendime dhe në marrëdhënie.
Ja çfarë rezervon dita për secilën shenjë
Dashi: Jeni në një moment me shumë dukshmëri dhe rritje personale. Nga ky fundjavë, Marsi forcon marrëdhëniet e çdo lloji, nga dashuria te miqësitë, ndërsa Hëna ju vendos në qendër të vëmendjes. Është koha të bëheni të dallueshëm. Fantazia është e lartë, por tregohuni të kujdesshëm me investimet dhe vendimet financiare.
Demi: Yjet ju nxisin të dilni nga zona e rehatisë dhe të guxoni më shumë. Marsi ju shtyn të synoni rezultate më të mëdha pa u kënaqur me pak. Ndërtoni suksesin me metodë, por pa u lodhur tej mase. Kujdesuni më shumë për formën fizike. Të hënën, më 2 shkurt, hapet një fazë e re e brendshme që kërkon qartësi dhe vetëkontroll.
Binjakët: Hapën mundësi që lidhen me udhëtime, studime dhe përvoja të reja. Prania e Ujorit në shenjën tuaj ju fton të zgjeroni horizontet profesionale dhe sentimentale. Marsi ju jep energji dhe guxim për zgjedhje të rëndësishme. Të hënën merr formë një dëshirë që ju përfaqëson vërtet. Ndiqni instinktin, por me një drejtim të qartë.
Gaforrja: Tensionet e ditëve të fundit po zbuten më në fund. Vijnë mbështetje të dobishme për të zgjidhur çështje ekonomike ose familjare. E hëna, 2 shkurt, do të jetë ditë kyçe për marrëveshje dhe sqarime. Kujdes nga iluzionet ose premtimet jo konkrete. Ëndrrat janë të mira, por qëndroni me këmbë në tokë.
Luani: Nervozizmi është në rritje, ndaj shmangni reagimet impulsive dhe shpërqendrimet e panevojshme. Pranoni kritikat konstruktive pa u ndjerë gjithmonë të vënë në pikëpyetje. Mënyra si thuhet diçka bën diferencën. Nëse dëgjoni intuitën, do të arrini rezultate të rëndësishme.
Virgjëresha: Qielli ju mbështet plotësisht në planin profesional. Është momenti i duhur për të aplikuar, për t’u propozuar dhe për të marrë iniciativa. Marsi ju bën të vendosur dhe bindës. Nevojitet pak më shumë kujdes për shëndetin. Më në fund mbyllet një periudhë ankthi dhe shqetësimesh të brendshme.
Peshorja: Po jetoni një periudhë shumë të favorshme për dashurinë dhe kreativitetin. Pasioni merr përparësi dhe ju dhuron emocione të veçanta. Favorizohen vendime të rëndësishme në çift. Flisni me sinqeritet për të ruajtur ekuilibrin dhe organizoni diçka të bukur për fundjavën.
Akrepi: Klima është e tensionuar, sidomos në familje. Marsi ju bën më polemikë dhe më pak të duruar se zakonisht. Është më mirë të shmangni përplasjet direkte dhe fjalët e ashpra. Të hënën përfshini partnerin në biseda sqaruese. Sinqeriteti ndihmon, por gjithmonë i shoqëruar me respekt.
Shigjetari: Qielli është shumë i favorshëm dhe ju dhuron entuziazëm dhe lëvizje. Marsi mbështet udhëtime, lajme pozitive dhe kontakte të reja. Moment shumë i mirë për punonjësit që mund të shpërblehen. Dashuria bëhet më romantike dhe e ëmbël, ndërsa kreativiteti dhe ëndrrat gjejnë më në fund hapësirë.
Bricjapi: Marsi nxit dinamizëm dhe iniciativë në planin ekonomik. Kujdes nga shpenzimet impulsive ose investimet e rrezikshme. Të hënën, dashuria surprizon me emocione të sinqerta. Neptuni ju fton të vlerësoni me kujdes vendimet që lidhen me pasuritë e paluajtshme. Mbështetuni te maturia që ju karakterizon.
Ujori: Periudha e ditëlindjes suaj forcohet edhe më shumë. Marsi ju bën të vendosur dhe të fokusuar te objektivat. Dashuria është e favorizuar dhe një situatë e pezulluar mund të zgjidhet. Mund të ketë tensione familjare që duhen menaxhuar me qetësi. Intuita do t’ju udhëheqë drejt zgjedhjeve të duhura.
Peshqit: Yjet po punojnë në heshtje në favorin tuaj. Është momenti ideal për të vlerësuar talentet tuaja dhe për t’u përgatitur me durim. Marsi ju nxit të mos nxitoheni. Brenda pak ditësh, një marrëveshje ose çështje do të mbyllet pozitivisht. Tani është radha juaj të ndërtoni romancë dhe magji.
Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






