Transmetuar më 28-01-2026, 22:34

Itali – Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vizituar zonën e prekur nga rrëshqitja e tokës në qytezën siçiliane Niscemi, ku zhvilloi një takim me autoritetet vendore për të vlerësuar nga afër situatën dhe masat emergjente të ndërmarra.

Fenomeni, i shkaktuar nga një stuhi e fuqishme që goditi rajonin ditët e fundit, ka lënë shumë banesa buzë greminës, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e banorëve.

Për shkak të rrezikut të lartë, autoritetet kanë ndërmarrë evakuimin e mbi 1.500 personave nga zonat më të rrezikuara.

Më 26 janar, qeveria italiane shpalli gjendje emergjence për tre rajone jugore: Siçilinë, Sardenjën dhe Kalabrinë, të cilat u goditën rëndë nga stuhia e javës së kaluar. Masat emergjente synojnë garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fenomenet natyrore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit