Transmetuar më 28-01-2026, 22:27

SHBA – Këngëtarja dhe reperja e njohur amerikane Nicki Minaj ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke deklaruar se është “fansja numër një” e tij dhe se qëndrimi i saj nuk do të ndryshojë.

Sipas mediave të huaja, deklarata u bë gjatë një aktiviteti të mbajtur në Uashington, ku Trump mbajti një fjalim publik dhe ftoi reperen të ngjitej në skenë.

Gjatë fjalës së saj, Minaj theksoi se kritikat dhe reagimet negative nuk e ndikojnë aspak, përkundrazi e motivojnë të qëndrojë edhe më e vendosur në mbështetjen e saj.

“Urrejtja apo çfarëdo që thonë njerëzit nuk më prekin fare. Në fakt, këto më motivojnë të mbështes edhe më shumë. Zoti të mbrojtë. Amen”, u shpreh ajo, duke iu drejtuar presidentit 79-vjeçar.

Deklarata e artistes ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në opinionin publik, duke qenë se Nicki Minaj është një nga figurat më të njohura të industrisë muzikore dhe deklarimet e saj politike shpesh tërheqin vëmendje të gjerë mediatike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit