

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tepelenë, duke i marrë jetën një personi.
Rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan–Tepelenë”, në vendin e njohur si “Ura e përroit”, në fshatin Salari, një automjet tip kamioçinë ka dalë nga rruga.
Mjeti drejtohej nga shtetasi Arian Çela, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Hetimet janë në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






