Transmetuar më 28-01-2026, 21:38

Patra: 25-vjeçari denoncon përdhunimin e nënës së tij – “E kapi për fyti dhe e hodhi në shtrat”

Një denoncim tronditës është bërë në Patra të Greqisë, ku një 25-vjeçar i tha policisë se nëna e tij 53-vjeçare ka rënë viktimë e përdhunimit brenda banesës së saj nga një 33-vjeçar.

Sipas tempo24 që citon noa.al, autori dyshohet se ka shkuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (28/01) në shtëpinë e gruas në Patra.

Pasi i ka rënë këmbëngulësisht ziles, kur 53-vjeçarja ka hapur derën, djali 33 vjeçar e ka kapur për fyti, e ka hedhur në shtrat dhe e ka përdhunuar.

Hetimet paraprake për këtë çështje janë në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet po kërkojnë autorin e dyshuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit