

Kapiteneria e Portit Vlorë ndalon lundrimin për anijet e vogla për shtat të motit të kreq që ka përfshirë qytetin bregdetar.
Moti pritet të përkeqësohet më shumë gjatë orëve në vijim, e për këtë aryse anijet e vogla nuk do lejohen të dalin në det, për të shmangur çdo incident. Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Njoftimi i Kapitenerisë së Portit Vlorë:
Përshëndetje! Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 28-29.01.2026
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 28-29.01.2026 duke filluar nga ora 06:00 datë 28.01.2026 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri në 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, ju bëjmë me dije se :
1.KAPITENERIA E PORTIT VLORE KA NDALUAR PAJISJEN ME LEJE-NISJE TË MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT DUAN TË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS DHE NË DET TË HAPUR, DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 datë 28.01.2026 deri në datë 29.01.2026 në orën 06:00.
2.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
4.PËRMIRËSIMI I SITUATËS HIDROMETEOROLOGJIKE TË PËRKEQËSUAR TË PARASHIKUAR PËR MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT DO TË JETË MBAS ORËS 06:00 TË DATËS 29.01.2026.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






