Transmetuar më 28-01-2026, 15:37

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kelmend Kursa, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin K.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, të parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal”, thuhet në vendim.

Vendimi është marrë sot, më 28 janar 2026, gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në orën 14:00, ku trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Orinda Lloshi, pranoi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës duke vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës shtrënguese “arrest në burg”, sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

“Vëllain ma vranë, na morën gratë, tani po na ngacmojnë vajzat”/ SKANDALI në Bulqizë, Lulzim Lleshi: Burg përjetë ose…

Nëna e vajzës kishte denoncuar edhe më parë dyshimet për ngacmim seksual të bashkëjetuesit të saj. madje sipas të dhënave, Kursa është dyshuar e akuzuar edhe për vrasjen e babait të së miturës, ndërsa më pas u lidh me nënën e saj.

Ndërkohë hetimet janë ende aktive dhe mësohet se i dyshuari nuk e ka pranuar akuzën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit