

Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve: Kompani gjigante drejt Shqipërisë, interes për investime në infrastrukturë, turizëm dhe energji të gjelbër
Ambasadori shqiptar në Pekin, Riza Poda, priti drejtuesit e kompanisë shtetërore kineze “Heze Urban Construction Engineering Development Group” (HUCG), të kryesuar nga CEO, z. Jin Weibing.
“Heze Group” është një ndër kompanitë më të mëdha kineze, me mbi 1500 specialistë dhe mbi 96 patenta.
Gjatë takimit u diskutua gatishmëria e kompanisë për të zgjeruar aktivitetin në Shqipëri, sidomos në sektorin e infrastrukturës, ndërtimit të hoteleve dhe resorteve, dhe energjinë e rinovueshme, thuhet në një postim të ambasadës shqiptare.

Ambasadori Poda theksoi se Shqipëria mirëpret investimet kineze dhe sugjeroi edhe mundësinë e binjakëzimit të qytetit Heze me një qytet shqiptar.
Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






