Transmetuar më 27-01-2026, 22:32

Keijsi Hyseni është larguar mbrëmjen e sotme nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, pas leximit të një zarfi të zi që i dha fund menjëherë rrugëtimit të tij në spektakël.

Vendimi i produksionit erdhi pas shfaqjes së një klipi nga një përballje e një nate më parë, ku u konstatuan sjellje të papërshtatshme ndaj banorit Kristi. Për këtë arsye, Vëllai i Madh vendosi ndërprerjen e menjëhershme të pjesëmarrjes së Keijsit në lojë.

Zarfi i zi u lexua pa u hapur diskutim në studio, menjëherë pas transmetimit të pamjeve përkatëse, duke e bërë vendimin përfundimtar dhe të pakthyeshëm.

Largimi i Keijsit shkaktoi reagime të ndryshme mes banorëve të shtëpisë. Një pjesë e vogël e tyre e shoqëruan deri te dera e kuqe, ndërsa pjesa tjetër zgjodhi të qëndrojë në sallon. Kjo situatë solli edhe një debat të shkurtër mes Selin dhe Mateos, pasi ky i fundit vendosi ta përcillte Keijsin në dalje.

Ky ishte zarfi i dytë i zi i lexuar gjatë mbrëmjes. Më herët, një tjetër zarf i zi iu drejtua banorit Rogert Sterkaj, i cili u paralajmërua për sjelljen e tij ndaj banorëve dhe u dërgua në televotim të përhershëm.

Ngjarjet e fundit tregojnë se produksioni i Big Brother VIP po ndjek një linjë të rreptë ndaj respektimit të rregullave dhe etikës së bashkëjetesës brenda shtëpisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit