
LEXONI MË POSHTË Çfarë mund të ketë ndodhur disa sekonda para aksidentit me 7 viktima në Rumani – eksperti shpjegon
Ky është momenti tragjik i aksidentit të furgonit me tifozë të skuadrës greke PAOK në Rumani, teksa ishin nisur drejt Francës për të ndjekur ndeshjen e ekipit të tyre të zemrës.
Ky aksident i rëndë rrugor në Rumani u ka marrë jetën shtatë tifozëve të klubit grek PAOK, të cilët po udhëtonin drejt Francës për të ndjekur skuadrën e tyre në ndeshjen kundër Lyon në Europa League.
Kryeministri grek tha se të shtatë personat që humbën jetën ishin shtetas grekë.
Mes tifozëve që po shkonin në Francë raportohet se ishin edhe dy shtetas shqiptarë. Nuk ka konfirmime zyrtare për gjendjen e tyre.
Çfarë mund të ketë ndodhur disa sekonda para aksidentit me 7 viktima në Rumani – eksperti shpjegon
Pyetje tronditëse për shkaqet e tragjedisë me shtatë tifozë të PAOK-ut që humbën jetën në një aksident rrugor në Rumani ngre eksperti i drejtimit mbrojtës, Titi Aur. Duke folur për median rumune Digi24, ai përshkruan një zinxhir veprimesh që, sipas tij, nuk i ngjan një aksidenti “klasik”.
“Ajo që ndodhi është shumë e veçantë, sepse nuk bëhet fjalë për një humbje tipike kontrolli. Automjeti nuk po lëvizte drejt dhe papritur kaloi në krahun e kundërt, gjë që do të na bënte të mendonim se shoferi ishte përgjumur ose ishte i lodhur”, citon noa.al.
Sipas tij, shoferi e kishte përfunduar normalisht parakalimin dhe kishte kohë të mjaftueshme për t’u rikthyer në korsinë e djathtë. Megjithatë, në vend të kësaj, automjeti filloi të devijonte lehtë nga pak drejt së majtës, derisa u drejtua drejtpërdrejt mbi kamionin TIR, pa u vërejtur asnjë tentativë shmangieje.
Mundësia që shoferi të ketë fjetur konsiderohet më pak e mundshme, pasi ai sapo kishte kryer një parakalim, shpjegon eksperti.
Gjendje e papritur shëndetësore apo shpërqendrim i plotë?
Në të kundërt, Titi Aur nuk përjashton një gjendje të papritur shëndetësore ose një moment të rrezikshëm shpërqendrimi total. Siç thekson ai, këto janë situata që ndodhin shpesh te drejtuesit me përvojë në udhëtime të gjata, të cilët e nënvlerësojnë rrezikun, duke menduar se parakalimi “ka mbaruar tashmë”.
“Ose po fliste me dikë brenda automjetit, ose hodhi sytë te telefoni. Në atë moment, vëmendja e tij u humb plotësisht”, shprehet ai, duke nënvizuar se trajektorja e mjetit tregon një gjendje pothuajse të pavetëdijshme.
“Fakti që automjeti u drejtua kaq qartë drejt kamionit, ose të paktën pa u përpjekur ta shmangë, më bën të besoj se gjendja e shoferit ishte një formë pavetëdijeje – pavetëdije në kuptimin që ose pati një shqetësim shëndetësor, ose vëmendja e tij ishte diku tjetër. Sepse një shofer që sheh përpara dhe është i përqendruar në rrugë, nuk ka si të devijojë në atë mënyrë majtas dhe të përplaset me një kamion TIR”, shpjegoi eksperti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






