Transmetuar më 27-01-2026, 20:04

RUMANI – Një aksident i rëndë rrugor në Rumani u ka marrë jetën shtatë tifozëve të klubit grek PAOK, të cilët po udhëtonin drejt Francës për të ndjekur skuadrën e tyre në ndeshjen kundër Lyon në Europa League. Kryeministri grek tha se të shtatë personat që humbën jetën ishin shtetas grekë.

Mes personave që ndodheshin në grupin e tifozëve raportohet se ishin edhe dy shtetas shqiptarë, të identifikuar si Vasil Pilo dhe Genci Sadiku. Nuk ka konfirmime zyrtare për gjendjen e tyre.

Sipas mediave rumune, mjeti me të cilin udhëtonin dhjetë persona u përplas fillimisht me një autobot dhe më pas me një kamion, duke shkaktuar një përplasje fatale.

Shtatë persona humbën jetën në vend, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Kryeministri grek tha se të shtatë personat që humbën jetën ishin shtetas grekë.

Grupi i tifozëve ishte nisur nga Greqia dhe po udhëtonte drejt Francës, ku PAOK do të luante ndeshjen e radhës në kuadër të Europa League.

Autoritetet rumune kanë nisur hetime të thelluara për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa janë njoftuar edhe autoritetet greke dhe familjarët e viktimave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit