Transmetuar më 27-01-2026, 17:18

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla është përplasur me deputetin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla deklaroi se Shehaj i ka vjedhur PD-së të dhënat dhe listat e anëtarëve.

Në lidhje me këtë, Balla tha se ka edhe një vendim gjykate ku Shehaj rezulton i dënuar. Sipas tij Shehaj u bë deputet “qyl” nga PD, por në fund i vodhi.

“Këtu kam një vendim të një autoriteti të Shqipërisë, i cili këtë njeri e ka dënuar me vendim të formës së prerë se i ka vjedhur PD-së të dhënat dhe listat e anëtarëve të kësaj partisë së lodhur që fut lloj-lloj njeriu aty. Në fakt ua futi Luli, është prerje e Lulit ky dhe jo e Saliut. Nuk ka faj Saliu për këtë, është e vërtetë, është prurje e Lulit ky. Unë këtu e kam vendimin, të ftoj ta marrësh, jo tani, herë tjetër.

Ka një vendim ku ti je dënuar dhe partia jote është dënuar për vjedhje të të dhënave personale. Aaa, e pranove! Dhe nuk po hyj te vendimi i Lapajt, sepse ai është vendim që do e kundërshtosh në gjykatë dhe kur të marri formën e prerë, të dalë tezja e Lapajt të marri fjalën dhe të flasë këtu. I ke vjedhur PD-së listën e anëtarëve, imagjino çfarë je ti? Këta të marrin të fusin qyl, e ti u vjedh të dhënat pa leje! Turp!”, tha Balla.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit