

Gjykata e Elbasanit la në paraburgim 3 të akuzuarit për furnizimin me drogë të të dënuarve dhe të arrestuarve.
Masa “arrest me burg” u dhanë për policin e Burgut të Bradasheshit, Ndriçim Kroj, i cili fuste lëndë narkotike në qelitë e burgut, Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri dhe Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan.
Efektivi i policisë së burgut në bashkëpunim me dy personat e tjerë koordinoheshin për të futur droge brenda qelive.
Gjykata ka zbardhur edhe vendimin e rivlerësimit të masës së sigurisë, duke shpjeguar veprat penale dhe arsyet e vendosjes së masës së arrestit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






