Transmetuar më 27-01-2026, 12:04

Tiranë, 27 janar 2026 – Gjykata Kushtetuese pritet të mblidhet ditën e sotme për të shpallur vendimin lidhur me ankimimin e paraqitur nga qeveria kundër masës së pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme.

Ankimimi u depozitua nga Këshilli i Ministrave, i cili kundërshton vendimin e GJKKO-së për pezullimin e funksionares së lartë shtetërore.

Më 22 janar, Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën dëgjimore, gjatë së cilës u shqyrtua kërkesa e qeverisë për interpretimin e nenit 103 të Kushtetutës. Sipas këtij neni, anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë të njëjtin imunitet si deputetët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit