Transmetuar më 27-01-2026, 11:40

Punonjësit e Kadastrës së Vlorës vijojnë të qëndrojnë në ambientet e godinës, ndërkohë që më datë 31 janar duhet të largohet baza materiale dhe 55 punonjës do të transferohen në Tiranë.

Po ashtu, gjatë hyrjes së nën­drejtorit Sokol Shehaj për të takuar punonjësit e tij, këta të fundit e kanë duartrokitur dhe kanë shpërthyer në lot, pasi ka qenë pikërisht ai që ka mbështetur punonjësit e Hipotekës.

Ai është pezulluar nga puna për shkak se ka qenë në mbështetje të punonjësve dhe ka firmosur peticionin.

Punonjësit kërkojnë mbështetje nga përfaqësuesit ligjorë, si deputete ashtu dhe drejtuesi politik.

Vendimi është firmosur më 23 janar nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ndërsa procesi i transferimit duhet të përfundojë brenda fundit të këtij muaji.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit