

Fati i Belinda Ballukut është në dorën e Gjykatës Kushtetuese dhe përpjekjet e SPAK dhe GJKKO për të dhënë masë sigurie për zëvendëskryeministren, ende nuk dihet nëse do të funksionojnë.
Pas pak minutash, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese është lajmëruar se do të mblidhen në seancë për çështjen e nxehtë.
Nuk ka momentalisht një informacion nëse sot do të kemi shpallje vendimi, por ajo që dihet është se me vetëm tetë anëtarë nga 9 që duhet të ketë, çdo votim i mundshëm mund të përfundojë dhe me barazim. E nëse ndodh kjo, Balluku del e fituar dhe sfidon prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme.
Shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese vjen pasi Kryeministri kundërshtoi shkarkimin e Ballukut dhe mori një ndihmë të parë nga Kushtetuesja e cila anuloi pezullimin nga detyra të zëvendësues së tij.
E ndërsa Kushtetuesja pritet të vendosë, Prokuroria e Posaçme është në pritje të shqyrtimit të kërkesës së depozituar në Kuvend për autorizim për arrestimin e zv.kryeministres. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






