Transmetuar më 27-01-2026, 09:24

Drake ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar teksa përsëri ka postuar në rrjete sociale foto me motive të kombit shqiptar.

Drake shihet teksa në kokë mban një kapele me flamurin shqiptar, duke treguar dhe njëherë simpatinë që i ka për kulturën tonë. Kujtojmë se më parë Drake është shfaqur në një koncert i veshur me një xhaketë të kuqe dhe pas me shqiponjën dykrenare.

Ky postim u prit me shumë entuziazëm nga fansat shqiptarë, sidomos nga ata në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët reaguan menjëherë duke e shpërndarë fotografinë dhe duke e komentuar pozitivisht.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit