

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.
Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
💨 Era do të fryjë me drejtim verindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.
🌊 Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

Shqipëria – Moti | E martë, 27 janar 2026
Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, ku më të dendura do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore, duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Parashikohet që gjatë orëve të pasdites dhe në vijim të mbeten pothuajse të njëjtat kushte atmosferike, duke bërë që kthjellimet e shkurtra dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit. Gjatë orëve të vona të natës pritet zhvillim i vranësirave, duke rikthyer reshjet në territor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale, duke u luhatur nga -1°C temperatura më e ulët deri në 14°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Si pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.
Kosova – Moti | E martë, 27 janar 2026
Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të dendura reshjet do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore.
Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim, moti do të vazhdojë me reshje shiu dhe dëbore, por me intensitet më të ulët në të gjithë vendin.
Parashikohet rikthimi i ngricave në të gjitha akset rrugore, si pasojë e temperaturave që do të zbresin disa gradë nën zero, duke rritur rrezikun për rrëshqitje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale, duke u luhatur nga -3°C, vlera minimale e shënuar në Mitrovicë, deri në 7°C, vlera maksimale në Gjakovë.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 45 km/h, gjatë gjithë ditës, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut – Moti | E martë, 27 janar 2026
Maqedonia e Veriut do të dominohet nga vranësira të shpeshta që në orët e para të ditës, në të gjithë territorin e saj. Gjatë mesditës dhe në vijim, vranësirat do të shtohen duke gjeneruar reshje shiu dhe dëbore në të gjithë territorin, ku më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore. Gjatë orëve të vona të natës parashikohet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale, duke u luhatur nga -3°C, vlera minimale e shënuar në Ohër, deri në 8°C, vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Shkup.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 45 km/h, nga drejtimi veriperëndimor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






