Transmetuar më 27-01-2026, 02:09

Emiratet e Bashkuara Arabe riafirmojnë angazhimin për të mos lejuar që hapësira e tyre ajrore, territori ose ujërat të përdoren në ndonjë veprim ushtarak kundër Iranit

Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe, deklaroi se vendi nuk do të lejojë që territori i tij të përdoret për sulme kundër Iranit.

Ministria "përsëriti angazhimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mos lejuar që hapësira ajrore, territori ose ujërat e saj territoriale të përdoren për ndonjë veprim ushtarak armiqësor kundër Iranit", thuhet në deklaratë.

Javën e kaluar, Presidenti Donald Trump tha se një "armatë" amerikane po shkonte drejt Gjirit dhe se Uashingtoni do ta vëzhgonte nga afër Iranin, ku regjimi ka shtypur me dhunë protestat masive.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mijëra personel ushtarak amerikan në Bazën Ajrore Al Dhafra, pranë kryeqytetit Abu Dhabi, një nga instalimet e shumta ushtarake amerikane në Gjirin Persik.

Ministria e Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi gjithashtu se vendi refuzon të ofrojë mbështetje logjistike për sulmet e mundshme amerikane.

Ndërsa theksoi se "dialogu, deeskalimi, respekti për të drejtën ndërkombëtare dhe respekti për sovranitetin e shteteve" janë mënyra më e mirë për të menaxhuar "krizat aktuale".

"Ministria përsërit bindjen e Emirateve të Bashkuara Arabe se dialogu, ulja e tensioneve, respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe respektimi i sovranitetit shtetëror përbëjnë themelet më efektive për adresimin e krizave aktuale, duke nënvizuar qasjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes mjeteve diplomatike", thuhet në deklaratën që citon noa.al.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit