Transmetuar më 27-01-2026, 00:29

SHBA: Incident i rëndë në një aeroport të Maine, përfshihet një avion privat me 8 persona në bord

Një avion i vogël privat me tetë persona në bord u përfshi në një incident serioz gjatë fazës së nisjes nga aeroporti ndërkombëtar i Bangor, në shtetin amerikan të Maine, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një avion dy-motorësh Bombardier Challenger 600, i cili pësoi dëmtime të rënda rreth orës 19:45 me orën lokale. Menjëherë pas ngjarjes, në zonë u aktivizuan shërbimet e emergjencës, ndërsa FAA ka bërë të ditur se do të nisë një hetim të plotë, në bashkëpunim me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB).

Aeroporti tha të hënën pasdite se në bord kishte gjashtë persona, sipas manifestit të fluturimit, dhe të gjithë vdiqën. Më herët gjatë ditës, Administrata Federale e Aviacionit tha se shtatë persona vdiqën dhe një anëtar i ekuipazhit mbijetoi, por një zëdhënës tha se këto shifra ishin paraprake dhe mund të ndryshojnë. Aeroporti tha se askush nuk u dërgua në spital.

Një zyrtar qeveritar bëri të ditur se avioni kishte sasi të madhe karburanti, gjë që e komplikoi situatën pas incidentit.

Në momentin e ngjarjes, në aeroport po binte borë e lehtë, ndërsa për pjesën më të madhe të shtetit Maine, përfshirë qytetin Bangor, ishte në fuqi një paralajmërim për stuhi dimërore. Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse kushtet atmosferike kanë ndikuar drejtpërdrejt.

Avioni kishte mbërritur në Maine nga Teksasi, ndërsa sipas të dhënave të FAA-së, ishte futur në shërbim në prill të vitit 2020. Hetimet për shkaqet e incidentit janë në vijim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit