

Tragjedi në Trikala të Greqisë: Fabrika u nda më dysh – Identifikimi i viktimave vetëm me mostra ADN-je
Një tragjedi e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës në fabrikën e njohur të biskotave Violanta në Trikala. Deri tani janë gjetur pesë gra pa shenja jete, ndërsa gjashtë të tjera janë plagosur, raporton noa.al. Të ndjerat ishin të gjitha gra greke të moshave midis 40 deri 50 vjeçe, familjare. Nuk ka të dhëna të ketë shqiptarë mes tl plagosurve, raporton noa.al.
Rrupat e grave u gjetën të gjitha në bodrumin e ndërtesës. Hetimi sugjeron se ndodhi një shpërthim të fuqishëm që i parapriu zjarrit në fabrikë.
Zjarri shpërtheu në bodrumin e godinës. Pesë punonjëset ndodheshin në pikën ku shpërthimi i fortë rrafshoi plotësisht muret, shembi çatinë dhe bëri që edhe dyshemeja të shembet, duke krijuar një boshllëk gjigant. Pikërisht në këtë zonë, ku tani ka një humnerë, punonin pesë gratë në linjën e prodhimit, pranë furrave.
Të gjitha punonjëset kishin zgjedhur turnin e natës, në mënyrë që gjatë ditës të kujdeseshin për fëmijët e tyre.
Siç rezulton, punonjësit që shpëtuan ndodheshin shumë pranë daljes dhe arritën të largohen me kohë, pasi po bënin pushimin dhe për këtë arsye ishin më afër daljeve të emergjencës.
Identifikimi i viktimave me ADN
Trupat u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës për kryerjen e autopsisë dhe autopsisë mjekoligjore. Të afërmit e viktimave janë thirrur për të dhënë mostra ADN-je, në mënyrë që të bëhet identifikimi i saktë i trupave.
Në një njoftim të Autoritetit Shëndetësor Rajonal (5η ΥΠΕ) thuhet se gjashtë të plagosurit, mes tyre edhe një zjarrfikës, morën leje për t’u larguar nga spitali, pasi u mbajtën për arsye parandaluese në pavijonet e shtrimit afatshkurtër.
Në vendngjarje, si edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Trikalas, janë dërguar psikologë për të ofruar mbështetje për familjarët e viktimave.
Sipas të dhënave të deritanishme, zjarri shpërtheu pas një shpërthimi shurdhues, rreth orës 03:50 të mëngjesit, nga bodrumi i fabrikës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dritaret u drodhën në qytetin e Trikalas, 7–8 kilometra larg, dhe shkaktoi shembjen e pjesëve të ndërtesës, si edhe rënien e paneleve për shkak të valës goditëse.
Fabrika ishte në funksion normal në momentin e ngjarjes, me 12 punonjës në turn.
Bodrumi, kurth vdekjeje
Disa ekspertë po analizojnë në mënyrë të detajuar kushtet e shpërthimit në fabrikën “Violanta” në Trikala, duke sqaruar se si bodrumi i ndërmarrjes u shndërrua në një kurth vdekjeje.
Fabrika me kapacitet të madh prodhimi, si ajo e “Violanta”-s, nuk përdorin materiale lehtësisht të ndezshme. Përkundrazi, burimi kryesor i energjisë për linjat e prodhimit është gazi i lëngshëm (LPG). Shkaqet e shpërthimit janë tashmë nën hetim nga ekspertë dhe ekspertë të pavarur.
Njëri prej tyre, inxhinieri mekanik Vasilis Papadopoulos, shpjegon për ThessPost se rezervuarët e gazit të lëngshëm që përdoren në këto fabrika janë mbi 20–30 metra kub. Ai vlerëson se grumbullimi i një sasie të madhe gazi në bodrum është skenari më i mundshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






