

26 Janar 2026 – Çmimi i arit arriti për herë të parë në histori nivelin e 5,078 dollarëve për ons, duke reflektuar shqetësimet globale për pasiguri politike dhe ekonomike, ndërsa investitorët kërkojnë asete të sigurta.
Sipas të dhënave të Bloomberg, rritja prej 1.8% e së hënës pasqyron një kombinim faktorësh: tensionet tregtare të Shteteve të Bashkuara me Kanada-n dhe Evropën, si dhe shqetësimet lidhur me stabilitetin e dollarit amerikan.
Steve Miller, këshilltar i strategjive të investimeve në kompaninë australiane GSFM, tha se nuk kishte parë një situatë të tillë në më shumë se katër dekada: “Rritja e fundit e arit lidhet me shqetësimet se administrata Trump mund të ndërmarrë hapa për të dobësuar dollarin amerikan, monedhën më të rëndësishme në botë.”
Sipas Miller, veprime të mundshme të Rezervës Federale për të monitoruar kursin e dollarit ndaj jenit japonez kanë nxitur gjithashtu rritjen e kërkesës për ari si instrument sigurie. Dobësimi i dollarit mund të ulë vlerën e obligacioneve dhe të rrisë tërheqjen e investitorëve drejt arit, duke e kthyer këtë metal të çmuar në një mburojë ndaj pasigurive ekonomike.
Analistët paralajmërojnë se borxhi dhe deficitit në rritje të SHBA-së mund të shkaktojnë tronditje të mëtejshme në tregjet globale nëse investitorët humbasin besimin te dollari. Megjithatë, Miller theksoi se ari mbetet një instrument i domosdoshëm diversifikimi dhe mbrojtjeje: “Ka ende hapësirë për rritje të mëtejshme, ndërsa ari vazhdon të shërbejë si mburojë ndaj trazirave në klasat e tjera të aseteve.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






