

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin “Gramsh–Porocan”, ku një kamion ka dalë nga rruga, duke sjellë pasoja tragjike.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur mësuesja Albana Boja, e cila udhëtonte si pasagjere në mjet.
Ndërkohë, drejtuesi i kamionit, Shaban Kotorri, 38 vjeç, si edhe infermierja Dëshira Hoxha, kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, kamioni me drejtues shtetasin Shaaban Kotorri ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.
Si pasojë e aksidentit, dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa për mësuesen Albana Boja nuk ka mundur të bëhet asgjë për t’i shpëtuar jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Gramsh/Informacion paraprak
Në aksin rrugor "Gramsh-Porocan", kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






