Transmetuar më 26-01-2026, 15:48

Policia e gjen Mikelin, do të përgjigjet për atë që i bëri të bijës dhe kalimtarit në qendër të Durrësit

Durrës, 26 janar 2026 – Policia e Durrësit ka arrestuar 56-vjeçarin Mikel Ndoji, i cili më herët ditën e sotme akuzohet se plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, Xh. Ndoji, në ambientet e jashtme të vendit ku ajo punonte.

Mikel Ndoj, rezulton person me precedent penalë në shtetin italian, ku kishte vuajtur disa vite burg për vepra dhune.

Sipas burimeve zyrtare, ai ishte i divorcuar prej gjashtë vitesh, për shkak të dhunës së ushtruar vazhdimisht ndaj familjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një agjencie imobiliare ku punonte e reja, në qendër të qytetit të Durrësit.

Burri duket se kishte mësuar që e bija ishte kthyer dje nga Italia dhe sot ishte paraqitur në punë dhe shkoi te dyqani ku ajo punonte.

Me të hyrë brenda nisi një debat i cili vazhdoi jashtë por precipitoi. Mikeli kishte një thikë me vete dhe me të, qëlloi të bijën tre herë, një herë në fytyrë dhe 2 herë në trup.

Gjatë konfliktit, mbeti i plagosur edhe një koleg i saj, O.M., i cili ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ai u qëllua një herë me thikë në trup.

Xh. Ndoji dhe i riu tjetër i plagosur ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al

Video: arrestimi i të dyshuarit

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit