

Jeruzalem, Kryeministri Edi Rama mikpritet me ceremoni në Knesset “Plaza”
Kryeministri Edi Rama u kprit sot, gjatë vizitës së tij në Izrael, nga Kryetari i Knessetit (Parlamentit të Izraelit) Amir Ohana në Knesset Plaza me një ceremoni të posaçme.
Më pas, Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama, bënë homazhe në Monumentin e ushtarëve të rënë dhe në Monumentin e viktimave të terrorit, si dhe la shënimin e tij në Librin e përshtypjeve në Hollin Shagal.
“Nuk mund të mendoj një nder më të madh dhe një bekim më domethënës sesa të lë këtë shënim në këtë faqe, si një mysafir i veçantë në këtë shtëpi legjendare. Faleminderit!” – shkroi Kryeministri Rama.
Ceremonia i parapriu takimit të Ramës me Kryetarin e Knessetit Amir Ohana, që më pas do të vijojë me adresimin e Kryeministrit Rama në Knesset, sipas një protokolli të posaçëm që Knesseti u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi Presidentit të SHBA, Donald J. Trump.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






