Transmetuar më 26-01-2026, 15:22

Gramsh, 26 janar 2026

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë rrugor i regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash–Poroçan, në territorin e Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj, ku një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë, duke shkaktuar pasoja tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, në automjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit që shërbente në zonat rurale: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit. Si pasojë e aksidentit, një prej tyre humbi jetën ndërsa dy persona ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima është mësuesja Albana Boja ndërsa drejtuesi i mjetit Shaban Kotorri dhe infermierja Dëshira Hoxha kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore

Policia Rrugore dhe autoritetet vendore ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit fatal. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka humbur kontrollin për shkak të kushteve të rrugës, por çdo pistë mbetet e hapur.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse në vijim.

Gramsh/Informacion paraprak

Në aksin rrugor "Gramsh-Porocan", kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit